Bacca: Zgjodha Milanin për të fituar

0
SHPËRNDAJE

bacca

Sulmuesi i ri i Milanit, kolumbiani Carlos Bacca ka dhënë një intervistë ku ka folur për transferimin e tij te kuqezinjtë : “Milani nuk ishte skuadra e vetme e interesuar për mua, por mua më pëlqejnë sfidat e mëdha dhe dua të luaj Championsin këtu. Kisha kërkesa nga Kina, Arabia, Gjermania, Anglia, Spanja dhe klube të tjera italiane, por kjo sfidë është stimuluese për mua. Dua të luaj Championsin me Milanin, i cili pas Real Madrid është skuadra që e ka fituar më shumë herë këtë kompeticion.”

“Dua të jap kontributin tim për të zgjuar “bukuroshen e fjetur” Milanin. Në një kohë të shkurtër duam të kthehemi në Champions League dhe të luftojmë për kampionatin me Juventusin, Interin, Romën dhe Lazion. Do jetë e vështirë por kjo është sfida ime te Milani. Nëqoftëse do doja para’ mund të kisha shkuar në Arabi ose Kinë por preferova të vija në një klub të madh me objektiva të qarta, ashtu siç është Milani.” – u shpreh bomberi kolumbian.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.