Bakaj debuton në Kroaci

0
SHPËRNDAJE

hajduk_split8-030716
Bakaj ne sfond

Elis Bakaj ka debutuar për Rnk Split në një miqësore të humbur ndaj Hajduk Split me rezultatin 1-0, ndeshje e zhvilluar kjo në qytetin e Splitit. Ka qenë një gol i Basic në ’19 që ka vendosur fatin e ndeshjes ndërsa në fushe kanë zbritur katër lojtarë shqiptarë, nga dy për secilën skuadër.

Te Rnk Split kanë luajtur si titullarë Elis Bakaj (u zëvendësua në ’75) dhe mbrojtësi Amir Rrahmani që luajti si zakonisht gjithë ndeshjen, ndërsa për Hajduk ka hyrë në fushën e lojës Hysen Memolla në ’33. Përvec Memollës luajti për Hajdukun edhe prishtinasi Ardian Ismaili, i cili nuk zotëron shtetësinë shqiptare.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.