Bakaj ikën nga Kroacia, rikthim në Rumani?

0
SHPËRNDAJE
Loading...

elis_gallerylarge
Bakaj kur provohej te Hannover

Pas probleme financiare te Rnk Split është ndërprerë përfundimisht bashkëpunimi mes mesfushorit Elis Bakaj dhe klubit kroat ku shkoi me zhurmë por ku, jo per faj të tij, nuk arriti të shpalosë aftesitë e veta.

Sigurisht, aftësitë e tij dhe përvoja e gjatë janë të kërkuara dhe Bakaj nuk do e ketë shumë problem të sistemohet diku tjetër, madje Tirana e dëshiron shumë rikthimin e tij.

Megjithëkëtë, dëshira e lojtarit është të qëndrojë jashte shtetit dhe pista rumune është një mundësi teksa disa media të këtij shteti kanë përfolur këto ditë një kthim të tijin në këtë vend por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Bakaj ka luajtur për Dinamon e Bukureshtit në 2011-12 duke zhvilluar 27 takime e 5 gola në kampionatin rumun.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.