Bakaj, lojtari që i mungonte Vllaznisë

0
SHPËRNDAJE


Dy fitore radhazi dhe + 6 pikë nga zona e rënies nga kategoria. Me fitoren 0-2 ndaj Korabit, Vllaznia e Armando Cungut hodhi një tjetër hap të rëndësishëm për mbijetesën falë finalizimeve të Elis Bakajt dhe Rubin Hebajt.

Një kombinim mes eksperiencës dhe talentit, që po i jep tjetër frymëmarrje sulmit kuqeblu. Në tri ndeshjet e fundit dy sulmuesit në fjalë kanë realizuar 5 nga 6 golat e Vllaznisë.

Askush nuk kishte dyshim për cilësitë e Bakajt, i cili në ditët e fundit të merkatos dimërore, kur pritej të prezantohej te Tirana, për shkak të pezullimit të merkatos bardheblu firmosi në Shkodër, si goditja e vetme por shumë e rëndësishme e Vllaznisë.

Kishte profilin e lojtarit që kërkonte Cungu, duke parë vështirësitë që hasnin shkodranët në fazën sulmuese.

Bakaj në tri takimit e para të 2017-ës në kampionat, ka rezultuar vendimtar në rezultat e Vllazninë.

Debutoi me gol në humbjen 2-1 në transfertë me Partizanit, sfidë në të cilën shkodranët u dorëzuan vetëm në minutën e fundit. Në takimin e javës së 21-të me Flamurtarin në Loro Borici, Bakaj realizoi golin e 2-1, pasi më parë kishte shënuar Hebaj, finalizime që morën më shumë vlerë nga goli i Pjeshkës në sekondat e fundit të shtesës.

Ndaj Korabit në “Niko Dovana” ishte Bakaj që i hapi rrugë suksesit të kuqebluve, i cili u vulos nga Hebaj.

Golashënuesi më i mirë i Vllanzisë në 22 – javët e para rezulton të jetë Ndricim Shtubina me 5 finalizime, i pasuar pikërisht nga Hebaj dhe Balaj, me nga tre gola, por me n jë ndryshim thelbësor.

Bakaj ka nje mesatare një gol për ndeshje dhe nëse vijon me këtë ritëm, jo vetëm që do të jetë goledori i Vllaznisë, por shumë shpejt mund bashkohet lojtarëve të paktë që do të mund të arrijnë numër dyshifror golash përgjatë sezonit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.