Bakaj: Martini një bixhozxhi, iu kërkoj falje tifozëve të Vllaznisë, por nuk i lejoj të më fyejnë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Elis Bakaj i përgjigjet ashpër ish-trajnerit të Vllaznisë, Edi Martini, i cili një ditë më parë e shigjetoi përmes një postimi në “Facebook”. Lojtari që braktisi skuadrën shkodrane para ndeshjes me Tiranën, ka bërë një reagim të gjatë në profilin e tij në “Facebook”, duke e cilësuar trajnerin Martini si një bixhozxhi.

“Do të doja shumë të heshtja në këtë moment dhe ta lëja fokusin tek ndeshja, por disa persona që kërkojnë të më sulmojnë, e meritojnë një përgjigje. Në radhë të parë, dua t’i kërkoj falje tifozëve të Vllaznisë, sepse më kanë respektuar. Më pas, edhe shokëve të skuadrës dhe stafit. Nuk jam larguar me dëshirë nga Vllaznia.

Po e përsëris, se e ndjej veten të pastër dhe të ndërgjegjshëm që më mirë të deklaroj se nuk mund të luajë në këtë sfidë, se sa të futem në fushë dhe të bëj aktorin. Vdekjen e kam ditur, por që një ditë këto dy ekipe legjendë të futbollit shqiptar Vllaznia dhe Tirana do të përballeshin në një duel për mbijetesë, nuk ma priste mendja.

Të gjithë e dinë mënyrën se si unë erdha tek Vllaznia, ku ishte UEFA që nuk e lejoj transferimin tim te Tirana. Zgjodha Vllazninë me zemër dhe shpirt. Kisha edhe oferta të tjera, por duke e ditur forcën e këtij klubi, historinë dhe gjithçka, nuk u mendova dy herë.

Dikush thotë se mora para, por unë paratë i kisha të sigurta në çdo ekip që do të shkoja. Erdhi një moment tepër delikat, prandaj mora atë vendim. Përse askush nuk merret me lojtarë të tjerë që janë në pozitat e mia? Apo vetëm Bakaj qenka problemi. Unë jam treguar i sinqertë. Ata që më njohin nga afër e dinë mjaft mirë se kurrë në jeten time nuk kam pranuar dhe nuk kam qenë pjesë e asnjë prapaskene. E di që nuk është një gjest profesional. Ndërkohë që, unë nëse do të isha kaq dinak, siç mendojne disa, merrja karton të kuq në ndeshjen e fundit.

E kisha menduar se Vllaznia dhe Tirana mund të arrinin deri këtu kur pashë ecurinë e fundit të të dyja skuadrave, por në momentin që diçka e tillë u bë fakt, më besoni është shumë e vështirë për t’u përballuar. I kërkoj falje të gjithëve, i lutem të më kuptojnë. I pranoj kritikat nga të gjithë, por jo nga disa ish-trajnerë bixhozxhinj, që i kanë të zgjidhura rrugët që kalojnë në rrugicat e Shkodrës për të evituar borxhlinjtë.

Në fillim thanë se nuk do të shënoja. Pasi shënova, gjetën diçka tjetër për t’u kapur. U them këtyre ish-trajnerëve, duke qenë se m’i njohin shumë mirë pikat e dobëta, do t’i punësoj si trajner personal të më progresojnë në mangësite e mia. Fundja, në këtë mënyrë nuk do të rrijnë pa punë për një kohë të gjatë dhe të luajne bixhoz rrugëve të Shkodrës”.

“Sa i takon Kryetares së Bashkisë, znj. Ademi, nuk më irriton etikimi i saj dezertor. Fundja, ajo është larg skuadrës dhe futbollit, dhe nuk mund të kuptoj ndjenjat e një futbollisti. Edhe pse nuk është moment, zonjës kryetare do t’i kujtoja se me golat e dezertorit Bakaj, Vllaznia është deri këtu (pa hequr meritat e shokëve të tjerë). Mbase llogaritë do të ishin mbyllur më parë. Bakaj nuk u largua 2 javë dhe u rikthye sërish. Kryetarja Ademi duhet të shikoj Vllazninë më shpesh, duhet mbështetje nga njerëzit me pushtet.

Fakti që Vllaznia ka vite që endet në këto ujëra e detyron kryetaren Ademi të kthejë kokën pas, për të analizuar problemet ndër vite të kuqebluve, probleme që sigurisht nuk i solli Bakaj me mungesën në një ndeshje apo për 3 muaj qe u aktivizua tek Vllaznia. I drejtohem tifozëve kuqeblu, të më kuptojnë.

U kërkoj falje, ata janë pjesa më e pafajshme e Vllaznisë. Vllaznia-Tirana është njësoj si të shohësh njeriun tënd të afërt duke vdekur, pikërisht për këtë arsye nuk kisha zemër ta përballoja… Shpresoj që Zoti t’i jap rrugë të dyja ekipeve dhe në një mrekulli të shpëtojnë”,-shkruante ish-mesfushori i Vllaznisë, Elis Bakaj. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.