Bakaj harron Partizanin, Tirana një ëndërr e lënë përgjysëm

0
SHPËRNDAJE

Elis BAKAJ - Dinamo Bucuresti ROM
Elis BAKAJ – Dinamo Bucuresti

Elis Bakaj lë pas Sportklub Tiranën për ta riprovuar veten jashtë vendit, pikërisht në Izrael te Hapoel Ra’anana. Ish-futbollisti i Kombëtares është shfaqur i emocionuar në momentet e ndarjes me shokët e ekipit dhe është shprehur se do ti mungojnë ngjyrat bardheblu për të cilat thotë se do tu rikthehet përsëri në të ardhmen.

Bakaj është një prodhim i dalë nga ekipet zinxhirë të Partizanit dhe ka arritur të shpallet kampion kombëtar me Dinamon. Gjatë kësaj kohe Bakaj ka patur edhe përplasje të forta, madje edhe fizike me drejtues e lojtarë bardheblu (video), por duket se tashmë për të këto i përkasin të kaluarës.

Mesfushori ka luajtur më parë te Dinamo e Bukureshtit në Rumani dhe Chornomorets Odessa në Ukrainë, ndërsa numëron edhe 27 ndeshje e një gol me ekipin Kombëtar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.