Baku 2015, boksieri Zeneli shpjegon çështjen e “dopingut”

0
SHPËRNDAJE

10647041_875841172449681_3742435651471331646_n
Rexhildo Zeneli

Nëpërmjet një komunikate të bërë publike të premten boksieri Rexhildo Zeneli ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur në Lojërat Olimpike Baku 2015 me atë që ne e kemi mësuar si rasti i radhës i dopingut në sportin shqiptar. Për ti qëndruar korrekt kësaj çështje rreth këtij sportisti kundrejt të cilit rëndon një akuzë shumë e rëndë, vendosëm të botojmë deklaratën e tij të plotë (me disa korrigjime të nevojshme drejtshkrimore).

“Të nderuar miq dhe përkrahesit e mi,

e ndiej veten të detyruar të jap një shpjegim për lajmin e fundit që tashmë po “transformohet” në të gjitha rrjetet sociale. Bëj me dije se alarmi i rremë i hapur për konsumin e substancës së ashtuquajtur “doping” është një alarm i rremë.

Siç e dinë të gjithë se mediat dhe gazetat e trasformojnë lajmin duke i dhënë emrin “konsum doping”, informoj jo vetëm miqtë dhe përkrahësit e mi, por edhe gjithë qytetarët SE ME VETËDIJE TË PLOTË KAM KONSUMUAR LASIKS (shkarkues urinar).

E kam konsumuar në momentet e fundit për rënie nga pesha. Nuk isha i informuar dhe nuk isha bërë me dije se substanca Lasiks hynte në listën e dopingut. Ishte hera e parë gjatë karrierës sime që unë përdora lasiks për rënie nga pesha, pasi dhe ju jeni në dijeni që unë kam marrë pjesë në evenimente të ndryshme BOTËRORE dhe gjithashtu kam qënë në kontrolle të vazhdueshme mjekësore dhe kam dalë me sukses.

Ky veprim ishte një padituri dhe mosinformim personal. Siguroj se kjo re e zezë që ka rënë mbi figurën time do të zbardhet shumë shpejt dhe flamuri shqiptar do të valëvitet nga unë në evenimente të tjera Botërore duke qënë krenaria e këtij vendi. Çeshtja do të sqarohet shumë shpejt. Kërkoj mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj në këtë lajm të keqinterpretuar.

Përqafime nga boksieri Rexhildo Zeneli.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.