Bala dhe Roshi titullarë, Aliji në fushë, Çikalleshi …

0
SHPËRNDAJE
Loading...

balaj terek
Bekim Bala

Bekim Bala dhe Odise Roshi nuk kanë mundur të ndihmojnë Terek Grozny të marrë pikët e plota edhe pse luajtën në shtëpi ndaj një kundërshtari që renditet në vendet e fundit të kampionatit rus, sic eshte Tomsk. Për sulmuesin shkodran pati hapësirë për 90 minuta kurse Roshi u zëvendësua në ’78. Në fund një 0-0 zhgënjyese.

Në Bundesligën e dytë gjermane, Naser Aliji i Kaiserslautern ka marrë një pikë me vlerë duke barazuar 1-1 në fushën e Munchen1860. Mbrojtësi kumanovar e nisi titullar duke u zëvendësuar në ’75.

Në kampionatin turk, Basaksehir e Stambollit mori sërish vendin e parë duke mundur 2-1 Rizespor por ajo që na intereson ne ishte negative edhe kësaj radhe pasi sulmuesi Sokol Cikalleshi përsëri nuk ishte grumbulluar nga kryesuesit e Superligës turke.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.