Balaj dhe Roshi i bëjnë “nder” Rrahmanit

0
SHPËRNDAJE

Bekim Balaj
Bekim Balaj

Legjionarët/ Vazhdojnë ndeshjet “derbi” mes lojtarëve shqiptarë në Kroaci. Ditën e sotme u përballën mes tyre Lokomotiva e Zagrebit dhe Rijeka, duke sjellë kështu plot 5 lojtarë shqiptarë në fushën e lojës. Eros Grezda dhe Herdi Prenga filluan ndeshjen nga minuta e parë për Lokomotivën, teksa vetëm Bekim Balaj ishte në formacion tek Rijeka.

Eros Grezda
Eros Grezda

Ndeshja mes dy skuadrave u mbyll me rezultatin 0-1, teksa fatin e saj e vendosi një goli i Gavranovic në minutën e 56′. Me këtë fitore skuadra e Bekim Balajt i afrohet në vetëm 1 pikë larg kryesuesve të Dinamo Zagreb duke i bërë nder edhe Splitit të Rrahmanit, ndërkohë që Lokomotiva nuk arrin të marrë një fitore për t’u shkëputur në luftën për një vend në Europa League. Ndeshja ka qenë mjaft e fortë, teksa Endri Çekiçi është futur në lojë në minutën e 67′, por shqiptari tjetër Eros Grezda është zëvëndësuar në minutën e 76′.

Odise Roshi
Odise Roshi

Ndërkohë tek Rijeka Bekim Balaj ka luajtur për 90 minuta, teksa në minutën e 79′ në fushë është futur edhe Odise Roshi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.