Balaj dhe Roshi një hap larg finales

0
SHPËRNDAJE

Bekim Balaj
Bekim Balaj

Legjionarët/ Rijeka nuk po bën vetëm një sezon të mirë në kampionat, por gjithashtu edhe në Kupën e Kroacisë. Skuadra ku luajnë dy lojtarët shqiptarë Bekim Balaj dhe Odise Roshi ka hedhur një hap të sigurtë për të kaluar në finalen e këtij turneu. Rijeka mposhti në ndeshjen e parë gjysëmfinale skuadrën e Slvaen Belupo me rezultatin 2-1. Padyshim që ky rezultat nuk është më i miri i mundshëm për Rijekën pasi ka pësuar një gol në fushën e saj, por shkon edhe në ndeshjen e kthimit me avantazhin e një goli.

Odise Roshi
Odise Roshi

Bezjak në minutën e 10′-të dhe Matei në 15′ i dërguan shifrat në 2-0, por në minutën e 78′ Christensen ngushtoi diferencën e golave në 2-1. Të dy lojtarët shqiptarë e nisën nga pankina këtë ndeshje teksa u futën në lojë vetëm në pjesën e dytë. Odise Roshi u fut në minutën e 68′ duke pasur shumë minuta për të luajtur, ndërkohë që Bekim Balaj u fut në lojë në lojë në minutën 83′ të ndeshjes duke dhënë kontributin e tyre në këtë sukses që premton një trofe.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.