Balaj e Roshi frenojnë kundërshtarët e Skënderbeut

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Rijeka e Balajt dhe Roshit ka frenuar sonte Dinamon, kundërshtarin e ardhshëm të Skënderbeut në Champions, me një barazim brenda në “Maksimir” të Zagrebit. Në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të kampioantit kroat, kryesuesit zagrebas nuk kanë shkuar më shumë se rezultati pa gola, duke dhënë përshtypjen se nuk janë edhe aq të frikshëm.
balaBekim Balaj është aktivizuar për 58 minuta, duke marrë edhe një karton të verdhë pas vetëm çerek ore loje. Ndërkohë që megjithëse është përpjekur shumë, nuk ka arritur dot të shënojë në portën e Dinamos. Ai ka dalë nga fusha, pikërisht duke i lënë vendin shqiptarit tjetër, Odise Roshi që nuk është se ka sjellë ndonjë ndryshim në 32 minutat e aktivizimit. Megjithëse në fund, Rijeka ka vuajtur disi, pasi për 10 minuta ka luajtur në inferioritet numerik, si pasojë e kartonit të kuq të Bejzak.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.