Balaj e Roshit thyejnë Rrahmanin edhe me 10 vetë

0
SHPËRNDAJE

rrah
Nga ndeshja NRK Split – Rijeka

Rijeka e Balajt dhe Roshit mposht 2-0 RNK Splitin e Rahmanit brenda në shtëpi, duke i shkaktuar humbjen e dytë radhazi. Megjithëse kanë luajtur të dy si titullar, asnjë nga lojtarët shqiptarë të Rijekës nuk ka arritur të shënojë, pasi të dy golat i ka realizuar Tomasov. Ndërkohë që s’kanë shmangur dot ndëshkimin me karton të verdhë, respektivisht në minutën e 32-të (Roshi, i zëvendësuar në të 63′) dhe 43-tën (Balaj). Për Splitin e Rrahmanit ka qenë një ndeshje e nisur menjëherë në malore, ndërsa më pas nuk ka ditur të përfitojë nga superioriteti numrik, si rrjedhojë e kartonit të kuq të Leskoviç në të 58′. Megjithëse Rijeka luajti me një lojtar më pak për më shumë se gjysmë ore, në vend që të pësonte, përkundrazi ka shënuar edhe golin e dytë. E tashmë, skuadra e Balajt dhe Roshit gjendet në kuotë të barabartë pikësh me NRK Split, të dyja bashkë në vendin e dytë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.