Balaj gol, Gashi e Xhaka në fushë. Ja paraqitjet e së dielës për legjionarët

0
SHPËRNDAJE

Kroaci

Endri Çekiçi asnjë minutë për Dinamo Zagreb e cila barazoi ndaj Osijek ndonëse edhe këtë herë dominoi bindshëm takimin. Ishte barazimi i katërt radhazi për Dinamon, të gjitha me të njëjtin rezultat, 1-1.

Bekim Balaj shënoi golin e dytë të ekipit të Rijekës në barazimin 3-3 në fushën e vet ndaj Slaven Koprivnica. Goli i Balës erdhi në ’67 ndërsa shkëlqeu me një dygolësh në krahun tjetër shqiptari nga Shkupi, Muzafer Ejupi. Odise Roshi qëndroi në stol gjatë gjithë takimit.

Përsëri minutazh i plotë për mbrojtësin Amir Rrahmani i Rnk Split ndaj Hajduk Split. I riu shqiptar po kthehet shumë shpejt në një lider të mbrojtjes. Edhe këtu një barazim pa gola që i shkon për shtat udhëtuesve të Split.

Bullgari

I sapotransferuari Albi Dosti nuk luajti për Montana në barazimin 0-0 jashtë fushe ndaj Beroe Stara Zagora. Dosti as që ishte grumbulluar por kjo pritej pasi kalimi i tij te Montana ndodhi në orët e fundit dhe lojtarit shqiptar i duhet më parë të kapë formën e duhur fizike.

Slloveni

Dite e keqe për Valon Ahmedin dhe ekipin e Celje ku ai luan. Dy kartonë të kuq dhe një humbje 1-0 ndaj Krsko ishin episodet që vendosën ndeshjen. Ahmedi ka kaluar një dëmtim të rëndë dhe po rikthehet ngadalë. Hyri në lojë në pjesën e dytë por pa arritur të ndihmojë ekipin të evitojë humbjen.

Zvicër

Tre lojtarë shqiptarë zbritën në fushë në ndeshjen Basel – Vaduz, të fituar 2-0 nga kampionët në fuqi. Taulant Xhaka dhe Shkëlzen Gashi nga njëra anë dhe Naser Aliji për lihtenshtejnasit e Vaduz luajtën të gjithë takimin ndërsa në stol te Basel qëndroi Albian Ajeti.

 

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.