Balaj i bën të gjitha gol dhe të kuq, shënon edhe Rrahmani

0
SHPËRNDAJE

rrLegjionarët/ Ka ndodhur gjithçka në ndeshjen RNK Split – Rijeka, e vlefshme për kampionatin kroat. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-2 dhe protagonistë kryesorë kanë qenë lojtarët shqiptare Amir Rrahmani dhe Bekim Balaj të cilët gjetën edhe rrugën e rrjetës. Mbrojtësi Rrahmani e nisi si titullar teksa në minutën shtesë të pjesës së parë shënoi edhe një gol për t’i dhënë barazimin skuadrës së tij e cila ishte duke humbur deri në ato çaste falë një goli të shënuar nga Rijeka me autor Gavranovic. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-1 teksa ishte goli i Rrahmanit që vulosi barazpeshën. Në pjesën e dytë trajneri i Rijekës vendosi të hedhë në fushë sulmuesin Bekim Balaj, zgjedhje e cila rezultoi e suksesshme.

Bekim Balaj
Bekim Balaj

Sulmuesi shqiptar i ka qenë njeriu deçiziv i ndeshjes teksa i ka bërë të gjitha, duke realizuar gol por edhe duke dalë me karton të kuq brënda 5 minutave. Në minutën e 71′ shkodrani mori kartonin e parë ndërsa në minutën e 73′ ai shënoi golin vendimtar që i dha fitoren Rijekës. Vetëm 2 minuta më pas Balaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke lënë fushën me karton të kuq. Në fund Rijeka merr një fitore për t’u afruar me Dinamon e Zagrebit, ndërkohë RNK Split mbetet në vendin e 4-ët.bbbb

S'KA KOMENTE

Comments are closed.