“Balaj” i ri, firmos te Vllaznia

0
SHPËRNDAJE

13879215_1079023622174663_1408194777042781430_nVllaznia ka zyrtarizuar një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për sulmuesin Rubin Hebaj, i cili vjen nga Rijeka në Kroaci, por më përpara ka qenë pjesë e Akademisë Vllaznia, ndërsa në janar u transferua te Rijeka, por tani u largua si dy shqiptarët e tjerë, Odise Roshi dhe Bekim Balaj.

Por, me këtë të fundit, kanë një ngjashmëri loje dhe pritet që gjatë sezonit të ri, lojtari në fjalë të bëjë një paraqitje mbresëlënëse. 18-vjeçari ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, pasi ka bindur trajnerin Armando Cungu dhe stafin e tij.

Tashmë, pas Hamdi Salihit, Xhevahir Sukajt dhe Bekim Balajt, shkodranët kanë gjetur edhe një “flori” tjetër, i cili quhet Rubin Hebaj. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.