Balaj: Ishim në vështirësi, humbja erdhi për fajin tonë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

bekim-balaj-supersportBekim Balaj, sulmuesi i Shqipërisë, pas ndeshjes me Izraelin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Egi Duro, u shpreh se lojtarët ishin në vështirësi dhe theksoi se humbja ishte për fajin e tyre.

“Të them të drejtën nuk kishim kohë për të diskutuar situatat pas ndeshjes. U takuam me njëri-tjetrin, ishte e vështirë emocionalisht dhe fizikisht, ishim në vështirësi me dy lojtarë më pak, nuk ishim me forca të barabarta në fushë”, theksoi ai.

“Ndoshta nuk jemi ne që duhet të diskutojmë vendimet e gjyqtarëve. Na dëmtuan jo vetëm ato, pasi ndoshta humbja erdhi edhe për fajin tonë”.

“Situata e krijuar gjatë ditëve të fundit? Nuk është se ndikoi te ne, se nuk jemi ne që merremi me organizmin. Ne ishim në Durrës, një ditë para ndeshjes do të shkonim në Shkodër por ndërkohë erdhëm në Elbasan. Nuk ndryshoi shumë për ne, ndoshta më shumë ndikoi në shkallët e stadiumit për njerëzit që nuk erdhën”,-mbylli prononcimin e tij, sulmuesi i Shqipërisë, Bekim Balaj. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.