“Dopio” Balaj, mesazh i fortë për De Biazin (VIDEO)

0
SHPËRNDAJE

balaDy gola nga Bekim Balaj në Kroaci, vetëm 5 ditë nga ndeshja e parë e rëndësishme e Kombëtares ndaj Danimarkës. Duket se sulmuesi shkodran ka dhënë sinjalin se në repartin e avancuar sulmues në dispozicion të De Biasit, është ai që meriton t’i jepet besim si titullar.

Me dopietën e realizuar sonte ndaj Osijekut në fitoren 5-0 (në të 16′ dhe 49′), shtatlarti i Rijekës dha mesazhin e qartë se ai është më rezultativi, gjë që e tregojnë edhe shifrat.

Eshtë jo vetëm ai që ka shënuar më shumë nga shqiptarët në kampionatet ku luajnë, por edhe është kryegoleadori në 8 javë në Kroaci me 5 realizime. Madje duke ndihmuar Rijekën të gjendet në vendin e dytë të renditjes.

Për gjysëm ore në fundin e ndeshjes së sotme me Osijekun është aktivizuar edhe pjestari tjetër i kuqezinjve, Odise Roshi, i cili u zëvendësu nga Bezjak. Në Greqi, PAOK i Kaçes ka humbur 3-1 në fushëm e Janinës, skuadrës ku është kthyer Lila, por që nuk ishte i disponueshëm. Për t’u veçuar kartoni i verdhë i Kaçes në të 24′.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.