Balaj shënon dopietë me Terekun

0
SHPËRNDAJE


Sulmuesi i kombëtares kuq e zi Bekim Balaj pas disa ndeshjeve pa gol, “shpërthen” me një dopietë.

Sulmuesi shkodran duket se ka rigjetur formën e tij të zakonshme, teksa ditën e sotme ka qenë protagonist në miqësoren që Tereku i shqiptarëve fitoi me ekipin e Brno me shifrat 3-1.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare arriti të shënojë dy gola në këtë përballje duke treguar se është rikthyer të jetë i frikshëm në sulm.

Balaj e nisi si titullar këtë përballje, dhe teska ndeshja ishte fiksuar me shifrat 1-1 shkodrani bën diferencën. Në minutën e 50′ Balaj shënoin golin e dytë për Terekun dhe të parin personal në këtë sfidë.

Ndërkohë në minutën e 62′, “bomberi” kuqezi shënon edhe golin e tretë për ekipin e tij, duke kompletuar kështu edhe dopietën personale për të treguar që është në formë para nisjes së kampionatit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.