Balaj: Tirana do t’i thyejë korçarët

0
SHPËRNDAJE
loading...

Flet sulmuesi që u ka dhënë bardhebluve Kupën e Shqipërisë ndaj Skënderbeut.
Kanë ndryshuar shumë gjëra që nga 2012, por unë besoj te Lika, Karabeci dhe Taku”.

17 maj 2012. Skënderbeu vinte pas fitimit ë titullit të dytë radhazi gjente Tiranën në finalen e Kupës së Shqipërisë në “Qemal Stafa”.

Bardheblutë drejtoheshin nga spanjolli Hulian Rubio, ndërsa në sulm kishin dyshen Bekim Balaj- Sokol Cikalleshi, që sot është pjesë e padiskutueshme e Kombëtares. Sulmuesi shkodran, pasi iu kishte prishur festën korçarëve në ndeshjen e Su-perkupës, i goditi sërish në finalen e Kupës, duke shënuar golin e fitores.

Që prej asaj ndeshjeje, Tirana nuk ka fituar më trofe. “Është një kujtim shumë i bukur, më bëhet qejfi që Tirana kthehet sërish në fi-nale të Kupës së Shqipërisë dhe ka shansin të marrë trofe”, thotë fillimisht Balaj përmes linjës telefonike nga Rusia ekskluzivisht për “Panorama Sport”. Sulmuesi i Terek Groznit kujton një episod të veçantë nga finalja e 2012-ës. “Ai është trofeu i fundit që ka marrë Tirana dhe unë personalisht si lojtar. Kam festuar si i çmendur kur shënova në shtesë, duke vrapuar pa fund. Nuk dija çfarë bëja pas golit. Ndaj Skënderbeut kam pasur gjithnjë fat, pasi i shënova edhe në Superkupë”, kujton shkodrani.
BESIMI
I pyetur se si e parashikon finalen e këtij edicioni që do të zhvillohet më 31 maj, Balaj e ka shumë të vështirë të bëjë një parashikim. Megjithatë, ai beson te kthesa e bardhebluve, pavarësisht se vijnë nga një sezon mes problemesh. “Nga viti 2012 dhe deri sot ka ndryshuar shumë Tirana. Aktualisht, me sa di, klubi ka shumë vështirësi, por besoj se do të kthehet aty ku i takon të jetë. Unë mendoj se ndaj Skënderbeut do të bëhet një ndeshje e bukur, si në fushë dhe në tribuna. Besoj se tifozët e Tiranës do të rikthehen në stadium për të mbështetur skuadrën e tyre.

Unë jam i bindur se kjo është ndeshja ideale që Tirana ta mbyllë me nder sezonin, duke siguruar një vend në Kupat e Europës”, ka thënë ish-sulmuesi i bardhebluve, që luajti për një sezon e gjysmë me fanellën e Tiranës, duke shënuar 15 gola në kampionat. Në fund, Balaj flet edhe për lojtarët që mund të vendosin finalen. “Besoj te Gilman Lika, Karabeci dhe Taku. Sulmuesit e Tiranës i njoh pak, prandaj them se golin do ta shënoj një prej tyre”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.