Balaj unik, gol në prekjen e parë në fitoren e Rijekës

0
SHPËRNDAJE

Bekim Balaj
Bekim Balaj

Legjionarët/ Bekim Balaj nuk di të ndalet në Kroaci. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u bë sërish protagonist ditën e sotme në fitoren 4-0 që Rijeka arriti të marrë në kampionat ndaj Zapresic duke qëndruar në ndjekje të Dinamos së Zagrebit. Të dy lojtarët shqiptarë si Balaj dhe Roshi e nisën ndeshje nga pankina duke mos qenë titullarë në këtë përballje ku skuadra e tyre doli triumfatore. Pas pjesës së parë të mbyllur me rezultatin 2-0 falë golave të Tomasov dhe Gavranovic. Ndërkohë në pjesën e dyte Rijeka thelloi shifrat në 3-0 në minutën e 65′ të ndeshjes. Vetëm një minutë më pas i sapofutur në lojë, Bekim Balaj do të realizonte golin e katërt për ekipin e tij në minutën e 66′ në prekjen e parë të topit pasi ai u fut në lojë vetëm pak sekonda para golit që shënoi duke kontribuar në fitoren e skuadrës së tij. Ndërkohë që Odise Roshi u aktivizua në minutën e 77′ të ndeshjes duke qenë gjithashtu pjesë e fitores së Rijekës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.