Ballë për ballë !

0
SHPËRNDAJE

13823513_10154211303907254_586426399_nSkuadrat shqiptare kanë nisur “luftën e ftohtë” midis njëra-tjetrës në merkaton verore. Historitë e përplasjeve mes tyre janë vërtet anti-profesionale, vecanërisht kur një skuadër kontakton një lojtar të një tjetër ekipi i cili vazhdon të jetë nën kontratë.

Në fillim nisi historia e Danilo Alves, i cili pas përplasjeve me drejtuesit vlonjatë, si një politikan në kohë lufte deklaronte se ishte në Brazil, por më pas figuroi në foto në kompleksin Tropikal, që njihet si rezidenca e Skënderbeut.

Për të vazhduar më tej, përplasjet më pas u transferuan në kampin korcar dhe atë të “Demave”. Arbnor Fejzullahi, një lojtar që mori famën në radhët e Partizanit, kërkoi lavdinë në rradhët e korcarëve.

I keqmenaxhuar, Fejzullahi doli në media i sigurtë madje firmosi edhe kontratë me Skënderbeun, pasi ajo me Partizanin i kishte skaduar sipas tij. Por Komisioni i Zgjidhjes së Konflikteve i dha të drejtë skuadrës së Partizanit. Fejzullahi mbeti i kuq.

Arbnor-Fejzullahu-prezantohet-te-Partizani
Fejzullahi kur prezantohej te Partizani

Tani kanë dalë zërat e shkëmbimit kokë më kokë me nigerianin Xhejms, një dëshirë e vjetër e “Demave”. Por e vecanta është se si klubet tona këtu “kapen prej flokësh” me njëri-tjetrin, më pas “përfaqohen e puthen” sikur mos të ketë ndodhur asgjë! Punë interesash momentale.

Për të vazhduar historinë pak orë më parë doli në skenë “grabitja” që Kukësi kërkon t’i bëjë Flamurtarit me anë të ish-trajnerit dhe drejtuesit Ernest Gjoka. E cuditshme, por e vërtetë, Bruno Telushi edhe pse nën kontratë me vlonjatët, kontaktohet pa pikën e problemit nga verilindorët.

Federata bën sehir, fundja nuk është prekur askush nga pjesëtarët e saj, ndryshe reagimi do të ishte shumë i egër. Ndërkohë klubet përfitojnë dhe vazhdojnë rrumpallën mes tyre.

Nën zë reagon edhe Flamurtari që përpiqet t’i rrëmbejë 2-3 lojtarë kuksianëve. Historia vazhdon, por të nderuar drejtues, mos ja vini fajin më pas menaxherëve apo personave të tretë. Jeni ju që e pëlqeni dhe aprovoni rrumpallën dhe anti-profesionalizmin, por më shumë nga ju, edhe FSHF-ja që hesht./Minuta90.com

S'KA KOMENTE

Comments are closed.