Ballist Morina në telashe, shpallet sërish në kërkim

0
SHPËRNDAJE

Ballist Morina
Ballist Morina

Policia ka shpallur sërish në kërkim Ismail Morinën, i njohur ndryshe si Ballist Morina, pasi Gjykata ka urdhëruar që të merret në sallën e gjyqit.

Ballisti nuk është paraqitur në Gjykatën Penale të Tiranë edhe pse Gjykata e Lartë ndaj tij vendosi masën e arrestit shtëpiak.

Për këtë arsye, ai regjistroi adresë banimi në një shtëpi në Durrës, por që prej asaj dite nuk dihet më asgjë prej tij.

Gjykata ka vendosur që të sillet me forcë në seancë më 17 mars-shkruan ‘Shqiptarja.com’.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.