Ballshiotët gabim fatal, Teuta merr vendin e tretë

0
SHPËRNDAJE

Bylis – Teuta 0-1

Golat: Lukic 35′

Bylis: Frashëri, Dukić, Brahja, Alla, Peposhi, Bilali, Gava, Tairi, Hyshmeri, Izucuku, Varea. Trajner: Adnan Zildzovic.

Teuta: Moçka, Lukić, Shkalla, Hoxha, Kotobelli, Hila, Lena, Hodo, Musta, Lamçja, Jonathan. Trajner: Gugash Magani


imageNdeshja ka nisur mes tensionit të të dyja skuadrave. Përplasje të shumta me apo pa top kanë detyruar ndërprerjen e ndeshjes dhe ndonjë kartonë të verdhë të dal nga xhepi i kryesorit Kridens Meta. Teksa Bylisi ka fjalën e parë dhe krijon mundësi shënimi, është Teuta që me kalimin e minuta rrit volumin e lojës dhe afrohet më shumë në portën vendëse.

imageNdërkohë që pas disa iniciativave është Lukic që lëshon një të djathtë nga jashtë zone, topi devijohet nga Alla dhe përfundon në rrjetë. 0-1 për Teutën që në vazhdim menaxhon situatën, por Bylisi në fundin e pjesës së parë ka mundësi shënimi, ku më flagrante është ajo e devijimit të Shkallës që për pak rrezikon autgolin në portën e tij, por Mocka devijon më këmbë duke shpëtuar portën nga një gol i sigurtë. Në avantazhin minimal të miqve përfundon dhe pjesa e parë 0-1 në favor të Teutës.

Pjesa e dyte

13120534_10154022263282254_315943257_o (2)

Në pjesën e dytë Bylis zëvëndëson një mesfushor si Tahiri me sulmuesi Hoxhaj për tu hedhur menjëherë në sulm. Ndikimi duket i qartë, Bylisi është më kërkues dhe ka raste të mira shënimi më Varean dhe Izucukun, ndërkohë që më pas anullohet edhe një gol për faull ndaj portierit mik. Ndërkohë që edhe Mbella i zë vendin Hyshmerit duke i dhënë një dorë të mirë sulmit. Por kur lojtarët qetësohen është arbitri Meta që mendon t’i jap një dorë tensionit në ndeshje. Një rrëzim dhe dëmtim në shpinë i serbit Lukic dhe kryesori Meta ndalon lojën, teksa rregullorja e ka të qartë që vetëm në goditje në kokë ndërprehet aksioni. Gjithsesi, situata qetëoshet, edhe pse tensioi vazhdon në tribunën e Adush Mucës.

bylis (2)Ndërkohë që edhe Magani kryen zëvëndësime, kur më parë kanë dal Lamcje dhe Musta për Hyseni dhe Cyrbja. Tenton Bylis të gjëjë golin e barazimit, por pa pasur fuqinë e duhur goditeëse, teska edhe Mbella provon në një aksion, por gjuajtja e tij është qendrore dhe neutralizohet pa probleme nga Mocka.

Magani kryen një tjetër zëvëndësim, del nga loja Jonatan dhe në fushën e  blertë është i riu Kadriu. Ndërkohë që Varea ka një shans të mirë, por bllokohet në momentet e fundit teksa godiste me të majtën e tij.

Ardit Hila ka mundësi për të mbyllur ndeshjen teksa i vetëm me portierin Frashëri godet jashtë. Kundërpërgjigjet Bylis dhe është Hoxhaj që godet, por edhe vlonjati i Bylisit është i pasaktë. Ndërkohë që Varea ka shasin e artë për të shënuar, i vetëm përballë Mockës godet me të majtën, por gjuajtja e tij përfundon ngjitur me shtylllën e majtë pingule.

Ballshiotët në fundin e sfidës kanë kërkuar një penallti pas ndërhyrjes së Hodos ndaj Muskajt. Fotoja flet me shumë se komenti yne dhe gjykimi i kryesorit Meta.

penalltia (2)

Ndërkohë që në shifrat 0-1 mbyllet kjo ndeshje. Duhet thënë se Bylis ka humbur një mundësi të mirë, teksa tashmë e sheh Flamurtarin ti largohet në kuotën e 31 pikëve, 3 më shumë se skuadra ballshiote. Ndërsa Teuta ka rrëmbyer vendin e tretë pas barazimit të Kukësit në shtëpi ndaj Vllaznisë.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.