Balotelli-Milan, palët kanë një akord

0
SHPËRNDAJE

Serie A/ Mario Balotelli është gjithmonë e më pranë një rikthimi tek Milan. Pasi u largua nga ekipi kuqezi ekzaktësisht 1 vit më parë drejt ekipit të Liverpool, tani sulmuesi italian mendon rikthimin tek ish skuadra e tij. Pasi dështoi në sezonin e tij me “The Reds”, Balotelli nuk e ka kapërdirë dot faktin se është zgjedhja e 6 për sulmit e trajnerit Rodgers, duke parë edhe afrimet e shumta që Liverpool ka kryer në sulm, tashmë largimi i tij është i pashmangshëm nga “Anfield Road”.
image
Vete lojtari duket se ka arritur akordin me drejtuesit e Milanit të cilët duan t’a rikthejnë në skuadër sulmuesin si huazim, por tani pritet të gjendet edhe gjuha e përbashkët midis klubeve, pasi kuqezinjtë dëshirojnë që një pjesë të pagës së Balotellit t’a paguajë ekipi i Liverpool, gjë që ende nuk po merr miratim nga gjigandi anglez.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.