Banderola anti – Bakaj

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Në takimin e djeshëm Partizani Vllaznia, i cili u luajt në stadiumin “Selman Stërmasi”, tifozeria e kuqe ka mbushur plot shkallët e stadiumit.

Ultrasit e Partizanit nuk mund të mos i dedikonin një banderolë Elis Bakajt, lojtarit më të urryer për tifozerinë e kuqe.

Edhe pse Bakaj shënoi në takimin e djeshëm, ekipi i tij nuk mundi të fitojë dhe ky është takimi i radhës që Bakaj humb përballë Partizanit.

Një baner i shpalosur në shkallët e stadiumit, është bërë viral në rrjetet sociale pasi i dedikohet Elis Bakajt. “Ngado që ke shku, kurrë me ne ske fitu” ishte dhe baneri i shpalosur në stadium nga tifozeria e Gardës, të cilët ironizojnë faktin që Bakaj nuk ka mundur të fitojë edhe kësaj here ndeshjen kundër Partizanit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.