Banega ka parakontratë me Interin, por ka një klauzolë të veçantë

0
SHPËRNDAJE

Ever Banega
Ever Banega

Raportimet e fundit që vijnë nga Spanja thonë se Ever Banega ka nënshkruar tashmë një parakontratë me Interin.

Sipas Sport Mediaset futbollisti argjentinas ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare me klubin  e Milanos.

Megjithatë sipas burimeve të gazetës, klubi spanjoll Sevilla nuk dëshiron ta humb lojtarin pa fituar asgjë dhe do të kërkojë kompensim si nga lojtari ashtu edhe nga klubi.

Kjo do të ndodh pasi që kontrata e Banegas me Sevillan ka një klauzolë interesante, pasi që nëse lojtari zhvillon 30 ndeshje kontrata me klubin i vazhdohet automatikisht.

Lojtari deri tani ka luajtur 28 ndeshje, por sipas Mediaset edhe nëse e kalon shifrën prej 30 ndeshjeve, gjithçka varet nga lojtari se a dëshiron të qëndroj apo jo.

27-vjeçari është kërkuar edhe gjatë dimrit nga Interi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.