Barazim dramatik në Laç, vendos Aquino në minutën e 90′

0
SHPËRNDAJE

15241406_1184927214919768_4481368893177532262_n

Laçi dhe Luftëtari kanë ndarë nga një pikë në barazimin 2-2 i cili në fakt është dukur si një fitore për ekipin kurbinas.

Një ndeshje mjaft e bukur dhe e luftuar nga të dyja skuadrat, teksa miqtë shënuan dy gola të shpejtë në fillimin e takimit, me anë të Boyom dhe mesfushorit Bregu, duke lënë të mendohej se do të merrnin më në fund fitoren pas një serie të gjatë barazimesh.

U duk se kjo ndeshje nuk do të kishte histori, por ashtu siç ka ndodhur edhe në ndeshjet e kaluara, Luftëtari nuk administroi avantazhin dhe shpërdoroi raste të njëpasnjëshme për të mbyllur ndeshjes. Ndaj nuk ishte çudi që Laçi arriti të barazonte me sulmuesin Aquino, edhe pse e bëri këtë gjë në mënyrë dramatike vetëm në minutat e fundit të sfidës.

Kurbinasit përfituan edhe nga fakti që Luftëtari luajti me 10 lojtarë që nga pjesa e parë pas daljes me karton të kuq të mbrojtësit Beqiri, por edhe Laçi e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të mbrojtësit Lipi në shtesë.

Ndërkohë pas këtij barazimi Laçi shkon në kuotën e 11 pikëve, ndërsa Luftëtari në kuotën e 15 pikëve.

Takimi nis me një goditje dënimi nga e djathta për Luftëtarin, ku topi i gjatë në zonë devijohet me kokë nga Liçaj, por sfera përfundon shumë lart mbi traversë.

Eshtë minuta e 6-të dhe një tjetër goditje dënimi nga e djathta për Luftëtarin, këtë radhë topi përfundon te Boyom i cili i harruar i vetëm në zonë nuk e ka të vështirë të dërgojë topin në rrjetë me një gjuajtje të saktë. 0-1.

As 3 minuta nuk kalojnë dhe vjen dyfishimi i shpejtë i Luftëtarit. Gjuajtja e papritur nga jashtë zonës e mesfushorit Dejvi Bregu ndalet vetëm në rrjetë pasi Selmani nuk e devijon dot. 0-2.

Luftëtari bën çfarë të dojë në zonën kundërshtare dhe çorienton dy mbrojtësit Qaqi dhe Gjoni. Pas harkimit të radhës nga e djathta, Reginaldo shkëputet i vetëm dhe gjuan me kokë por përsëri nuk gjen kuadratin.

Në të 19-tën, një tjetër goditje dënimi nga e djathta e mesfushorit Bregu dhe përsëri panik në prapavijën vendase. Por këtë radhë gjuajtja e Boyom ndalet nga mbrojtësit para se t’i drejtohej rrjetës së Selmanit.

Eshtë minuta e 23-të dhe Laçi ringjallet. Pas një goditje dënimi nga distanca, topi përfundon te Aquino i cili e kalon mbi portierin kundërshtar, Ruçi dhe pavarësisht largimit të një mbrojtësi, gjyqtari Alla sinjalizon se sfera ka kaluar vijën fatale. 1-2.

Goli u jep impuls vendasve të cilët provojnë me më shumë forcë të gjejnë edhe golin e barazimit por e kanë të vështirë t’i afrohen zonës gjirokastrite përveç se me goditje standarde.

Dy miunta para përfundimit të së parës, ndryshon plotësisht dinamika e ndeshjes. Brenda 7 minutash, Beqiri ndëshkohet me dy kartonë të verdhë dhe lë skuadrën e tij me 10 lojtarë në fushën e lojës.

Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e Luftëtarit por kurbinasit kanë shpresa pasi ndeshja është hapur plotësisht në minutat e fundit.

E dyta rifillon me kurbinasit menjëherë në sulm në kërkim të barazimit.

Në të 49-tën, Bregu nuk përfiton nga një dalje e gabuar e portierit Selmani që del nga porta e tij. Mesfushori i Luftëtarit nuk arrin të kontrollojë si duhet sferën e cila përfundon jashtë në fundore.

Eshtë minuta e 56-të dhe Ruçi shpëton portën nga një gol i sigurt duke devijuar mbi traversë një predhë nga distanca të lojtarit të Laçit, Musaj.

Pas dy minutash, jetër rast për kurbinasit, këtë radhë me Aquino i cili hyn në zonë nga e djathta por nuk koordinohet në gjuajtje dhe dërgon topin jashtë kuadratit edhe pse në pozicion shumë të favorshëm.

Në të 64-tën, kundërsulm i shpejtë i Luftëtarit me mesfushorin Bregun i cili pasi shmang ndërhyrjen e dy mbrojtësve, gjuan drejt portës, por Selmani bën një devijim spektakolar, për të shpëtuar portën e tij.

Menjëherë pas këtij aksioni, Lushkja gjuan në mënyrë të papritur në hyrje të zonës por Ruçi shfaqet në pozicion dhe pret në dy kohë.

Minuta e 72-të dhe gjirokastritët shfaqen përsëri rrezikshëm në kundërsulm. Bregu gjen në zonë Abazajn nga e djathta dhe ky i fundit provon me një diagonale të shpejtë, e cila përfundon mbi traversë.

Laçi mbetet në sulm dhe një goditje e dënimit e Musaj në të 76-tën në krahun e majtë të sulmit, ku tre futbollistë të Laçit kërcejnë mbi mbrojtësit gjirokastritë, por sfera e devijuar lehtë përfundon jashtë kuadratit.

Pas 2 minutash, një kundërsulm i shpejtë i skuadrës gjirokastrite. Kapiteni Mersini zgjedh të mos pasojë për Dany që ndiqte aksionin dhe gjuan duke shpërdoruar mundësinë më të mirë për të mbyllur ndeshjen.

4 minuta para fundit të kohës së rregullt, një aksion me shumë pasime i Laçit që arrin të nxjerrë sulmuesin Aquino të vetëm në pozicion ballor në hyrje të zonës, por gjuajtja e këtij të fundit përfundon përsëri jashtë kuadratit të portës gjirokastrite.

Në të 90-tën, barazohet gjithçka në Laç. Pas një goditje dënimi të mbrojtësit Musaj, topi devijohet dhe përfundon te këmbët e sulmuesit Aquino i cili nuk gabon duke dërguar sferën në rrjetë. 2-2.

Gjyqtari Alla akordon pesë minuta shtesë dhe në të 93-tën tension në Laç, ku Boyom dhe Lipi nuk kursejnë të shtyrat ndaj njëri tjetrit dhe gjyqtari Alla i ndëshkon të dy me të verdhë. Ky ishte kartoni i dytë për mbrojtësin e Laçit që largohet para kohe nga fusha e lojës.

Javën e ardhshme, Laçi luan në transfertë me Partizanin, ndërsa Luftëtari luan në transfertë me Vllazninë. /minuta90.com/

Laçi-Luftëtari 2-2

Golat: Aquino 23’, 90’/ Boyom 6’, Bregu 9’

Laçi (4-4-1-1): Selmani, Lulaj, Qaqi, Gjoni (Lipi 69’), Shala, Musaj, Toska (Alechenwu 54’), Toski, Lushkja, Çelhaka, Aquino (në dispozicion: Mehidri, Fangaj, Biba, Kastrati, Hyseni) Tr: Ramadan Ndreu

Luftëtari (4-2-3-1): Ruçi, Rapa, Boyom, Beqiri, Mersini, Rapo (Dany 72’), Brahimaj (Faye 82’), Liçaj, Abazaj, Bregu, Reginaldo (në dispozicion: Miraka, Shehu, Zogaj, Montero, Halilaj) Tr: Mladen Milinkoviç

Gjyqtarë: Laver Alla

Kartonë të verdhë: Lulaj 50’, Lipi 85’, 90’+3/ Beqiri 36’, 43’, Ruçi 74’

Kartonë të kuq: Lipi 90’+3/ Beqiri 43’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.