Barazim në Gjirokastër, Laçi pengon Luftëtarin në shtëpi

0
SHPËRNDAJE

Luftëtari gabon në shtëpi, aty ku Laçi i merr një barazim të çmuar. Në stadiumin “Gjirokastra” përfundon 1-1, rezultat që gëzon miqtë kurbinas dhe lë të zhgënjyer bluzinjtë.

Në fakt, takimi i javës së 23-të të Kategorisë Superiore nisi mbarë për Luftëtarin, që gjeti avantazhin me një penallti të mesfushorit Behar Ramadani në minutën e 14-të. Miqtë u përgjigjën me një shtyllë të mbrojtësit Lulaj, ndërsa në pjesën e dytë e përmirësuan ndjeshëm lojën dhe gjetën barazimin me mesfushorin Fjoart Jonuzi në të 65-tën.

Minutat e mbetura sollën luftë të ashpër dhe plot kartonë, me miqtë që e luajtën çerekorëshin e fundit me një futbollist më pak pas daljes së mesfushorit Regi Lushkja me dy kartonë të verdhë, në minutën e 76-të.

Me pikën e marrë Luftëtari ngjitet në kuotën 29 dhe rrezikon të parakalohet nga Tirana në pozitën e katërt, kurse kurbinasit renditen të tretët nga fundi me 22 pikë. /minuta90.com/

Luftëtari-Laçi 1-1

Golat: Ramadani (pen) 14’ / Jonuzi 65’

Luftëtari (4-4-2): Ruçi, Liçaj, Boyom, Beqiri, Rapa, Zguro (Lamçja 82’), Rroca, Ramadani (Mutumane 41’), Bregu, Abazaj (Rapo 73’), Reginaldo Tr: Mladen Milinkoviç

Laçi (4-4-1-1): Selmani, Fangaj (Sefgjini 34’), Lulaj, Qaqi, Shala, Musaj, Jonuzi, Vucaj, Lushkja, Serginho (Gjoni 90’), Mensah (Kanapari 86’) Tr: Bledar Sinella

Gjyqtarë: Remzi Sadiku

Kartonë të verdhë: Abazaj 25’, Bregu 33’, Zguro 63’, Rroca 71’ / Lushkja 28’, 76’, Qaqi 41’, Sefgjini 78’, Musaj 81’, Selmani 90’

Kartonë të kuq: Lushkja 76’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.