Barazim në Shkodër, Salihi humb penallti

0
SHPËRNDAJE
Loading...

15327821_1706839916295920_1648384394_n

Vllaznia ka arritur të ndalë në një barazim pa gola Skënderbeun, i cili bën një tjetër hap fals në kampionata. Pas barazimit në javën e kaluar në Gjirokastër, korçarët ndalen sërish duke treguar se janë shumë larg nivelit të ekipit që ka dalë 6 herë radhazi kampion.

Ndeshja e luajtur në “Loro Boriçi” u mbyll me rrjeta të paprekura, dhe meritë për këtë ka edhe sulmuesi Salihi që humbi një 11-metërsh ndaj ekipit të tij lindjes. Shkodrani tentoi të bëjë një penallti alla “Panenka”, por portieri Agoviç e kuptoi duke e neutralizuar, pasi fitoi një penallti shumë të dyshimtë në fund të pjesës së parë.

Për këtë gjë sulmuesi i Skënderbeut mori vërshëllimat e tërë stadiumit ku më parë i ka ngritur peshë ata tifozë me golat e tij. Kjo ishte penalltia e tretë e humbur nga Salihi në këtë sezon.

Ndërkohë përsa i përket ndeshjes, korçarët ishin disi më dominues në këtë përballje, por hasën në një rezistencë të vazhdueshme të Vllaznisë që qëndroi e fortë. Pas një pjese të parë disi në ekuilibër, në të dytën Skënderbeut dominoi, por e kishte të pamundur të arrinte tek goli.

Vllaznia bëri rezistencë dhe mori pikën që deshi në këtë përballje duke dalë nga fusha me duartrokitjet e publikut, ndërsa Skënderbeu duket larg pritshmërive këtë sezon. Tashmë, Kukësi ka mundësinë e artë tashmë të shkëputet, ndërsa ndjekësit të afrohen.

Loja nis e shpejtë dhe që në të 10-tën, Pepa ka një rast mjaft të mirë brenda zonës, por goditja e sulmuesit shkon jashtë shumë pak mbi traun e portës.

Deri në minutën e 32-të, raste nuk ka, teksa ekipet qarkullojnë topin në mesfushë, që nuk arrijnë të rrezikojnë njëri-tjetrin.

Në këtë minutë, Radas ekzekuton një goditje dënimi duke tentuar portën, por topi shkon jashtë pak mbi traun e portës.

Në fundin e pjesës së parë, Jorgji akordon penallti për Skënderbeun, ku Salihi e ekzekuton në versionin “Panenka”, por portieri Agoviç e pret topin me një qetësi për t’u admiruar.

Pjesa e parë mbyllet këtu, ndërsa e dyta nis me një zëvëndësim te Skënderbeu, ku Adeniyi aktivizohet në vend të Serginho.

As fraksioni i dytë nuk ka raste të shumta. Eshtë minuta e 60-të dhe Latifi rrezikon portën e Vllaznisë me një goditje mjaft të bukur brenda zonës pas një pasimi të Adeniyi, por topi shkon jashtë shumë pak mbi traun e portës.

Në të 69-tën, Salihi tenton me një roveshatë mjaft të bukur brenda zonë pas krosimit të mbrojtësit Radas nga goditja e këndit, por topi del jashtë afër me shtyllën.

Deri në fund, Skënderbeu tregon më shumë dëshirë gjatë minutave të fundit, por futbollistët korçarë nuk kanë qartësinë e duhur për të rrezikuar, me Vllazninë që administron mjaft mirë rezultatin.

Ndeshja nuk ka më histori dhe mbyllet këtu. Vllaznia merr një pikë me shumë vlera ndaj Skënderbeut, ndërsa korçarët e drejtuar nga trajneri Andrea Agostinelli bëjnë një hap fals në “Loro Boriçi”.

Pas këtij takimi, Skënderbeu ngjitet në kuotën e 28 pikëve, duke marrë përkohësisht i vëtëm kreun e renditjes, ndërkohë që Vllaznia ngjitet në kuotën e 19 pikëve duke qëndruar në vendin e 5-të.

Javën e ardhshme, Vllaznia pret në shtëpi Luftëtarin, ndërsa Skënderbeu luan në transfertë me Teutën. /minuta90.com/

Vllaznia-Skënderbeu 0-0

Gola: S’ka

Vllaznia: Agoviç, Gocaj (Pjeshka 64’), Bicaj, Vrapi, Marku, Tafili, Krymi, Bardulla, Çinari (Kruja 90’+3), Shtubina, Pepa (Weitzer 84’) Tr: Armando Cungu

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Orelesi (Gavazaj 86’), Lilaj, Serginho (Adeniyi 46’), Nimaga, Latifi, Salihi Tr: Andrea Agostinelli

Gjyqtarë: Enea Jorgji

Kartonë të verdhë: Bicaj 31’, Krymi 37’/ Nimaga 36’, Mici 45’, Radas 46’, Jashanica 90’+3

S'KA KOMENTE

Comments are closed.