Barazimi me Kukësin mund ti kushtojë rëndë Korbait

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Gerd Haxhiu foli pas ndeshjes me Kukësin, ku Korabi barazoi me rezultatin 1-1. Trajneri i dibranëve u shpreh i kënaqur nga skuadra e tij, teksa deklaroi:

“Jam i kënaqur me 1 pikë në këtë ndeshje. Dëgjova që nuk do të na lejojnë më të luajmë këtu, megjithatë këtë do ta bisedojmë me presidentin. Erdhëm të luajmë në “Zeqir Ymeri” për të pasur tifozët më afër. Megjithatë do të flasim me presidentin. Bëmë një lojë të mirë dhe u munduam të ishim pragmatistë. T’i marrësh 1 pikë kryesuesit, unë jam shumë i kënaqur. Falënderoj djemtë për gjithçka që dhanë në fushën e lojës. Sot ishim të limituar në kontigjent. Nuk më pëlqen të flas për mungesat, pasi jemi skuadër profesioniste. Megjithatë janë shumë lojtarë që mungojnë. Në qoftë se do të kishim zgjedhje të tjera do të kishim tentuar të fitonim”, përfundoi Haxhiu për mikrofonin e Supersport.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.