Barazon Anglia, Gjermani goleadë, ja rezultatet e djeshme

0
SHPËRNDAJE

Ndeshja më e vjetër e planetit, derbi britanik mes Skocisë dhe Anglisë dhuroi emocione, shumë gola, por asnjë fitues në Glasgoëw ku gjatë minutave të fundit u shënuan plot 3 gola. Skocia dhe Anglia u ndalën në një barazim 2-2 që i shërben krenarisë skoceze por jo objektivave të “Tre Luanëve” për të siguruar sa më shpejt biletën e Botërorit 2018.

Ishte Alex Oxlade-Chamberlain njeriu që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 70 dhe deri 3 minuta nga fundi Anglia kryesonte, por Leigh Griffiths brenda dy minutave me dy gola nga goditjet e dënimit, ngriti peshë stadiumin “Hampden Park”. E pabesueshme, Skocia kaloi në avantazh, por festa nuk zgjati shumë për skuadrën vendase, pasi Harry Kane në minutën e fundit vulosi barazimin. Me këtë barazim, Anglia ngjitet në kuotën e 14 pikëve, 3 pikë më shumë se Sllovenia që mbetet në vendin e tretë pavarësisht fitores 2-0 ndaj Maltës.

Ndërkohë, Sllovakia ngjitet në vendin e dytë me një sukses 2-1 në transfertën e Lituanisë. Vladimir Weiss dhe Marek Hamsik ishin autrët e golave të skuadrës sllovake.

Në Grupin C, Gjermania shkatërroi 7-0 San Marinon modeste me 3 gola të Sandro Wagner. Një sukses që konsolidon Gjermaninë në krye të këtij grupi me 18 pikë në 6 ndeshje të luajtura dhe e bën praktikisht të mbaruar çështjen e kualifikimit të skuadrës së Loë në Botërorin e Rusisë. Po në këtë grup, Irlanda e Veriut arriti një fitore shumë të rëndësishme në transfertën e Azerbajxhanit me një gol në frymën e fundit nga Stuart Dallas. Dueli tjetër mes Norvegjisë dhe Republikës Çeke u mbyl në barazim 1-1. Nga një pikë që zbeh shpresat e dy skuadrave për vendin e dytë që siguron përballjet play off.

Në Grupin E, Polonia kaloi 3-1 Rumaninë me tre gola të Leëandoskit për të hedhur një hap të madh drejt Botërorit pasi ngjitet në kuotën e 16 pikëve, 6 më shumë se Mali i Zi që kaloi në Podgoricë 4-1 Armeninë, ndërsa Danimarka u largua me tre pikë nga transferta kazake pasi triumfoi 3-1 në Astana.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.