Barça dhe Atletiko i kundërpërgjigjen me fitore Realit (Video)

0
SHPËRNDAJE

imageLa Liga / Kampionati spanjoll po përjeton një luftë fantastike për titullin titullin. Në javën e 36 të La Ligas, Barcelona, Atletiko e Reali nuk ndalen. Barcelona dhe Atletico Madrid i’u kundërpërgjigjën Realit me fitore, teksa katalanasit tashmë rikthehen të kryesojnë me pikë të barabarta me Atletikon.

Shkoi gjithçka mirë për katalanasit që u imponuan ndaj Betis në transfertë, ndeshje të cilën e fituan 0-2. Një fitore e lehtë kjo edhe pasi andaluzianët mbetën në inferioritet numerik me Westerman që u ndëshkua për dy ndërhyrje të dhunshme pas 36 minutave.

Barcelona zhbllokoi rezultatin në minutën e 50′ me ndihmën e dyshes Adan-Pezzella që gabuan ndërhyrjen në asistin e Messit dhe Rakitic u gjend i lirë për të firmosur golin e 1-0. Një 2-0 që afron Barcelonën me titullin, ndërsa Suarez fluturon drejt titullit të kryegolashënuesit me 35 gola të shënuar në kampionat kundrejt 31 të Ronaldos.

Nuk i ndahet blaugranave Atletiko e Madridit me një fitore sipas mënyrës së saj. një tjetër fitore 1-0, ndaj Rayo Vallecanos. Me mendjen te sfida në Mynih, Simeone hidhte në fushë linjat e dyta, por për ta fituar ju desh ndihma e Grizman që shënoi golin e vetëm të takimit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.