Barça me probleme, Neymar dy javë jashtë fushave

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageLa Liga/ Probleme në dukje për Barcelonën. Ekipi katalanas do t’i duhet të bëjë pa sulmuesin Neymar në të dy Superkupat, si atë të Europës, ashtu edhe atë të Spanjës. Sulmuesi brazilian do të qëndrojë jashtë fushave të blerta për rreth 2 javë, dhe pikërisht për këtë gjë trajneri Luis Enrique do të duhet të privohet nga ylli i tij brazilian. Neymar vuan nga sëmundja e shytave, dhe për këtë gjë nuk do të jetë i gatshëm pë Superkupën e Europës ndaj Seviljas më 11 gusht në Tbilisi të Gjeorgjisë, por gjithashtu do të mungojë dhe në Superkupën e Spanjës ndaj Athletic Bilbao në 14 dhe 17 gusht në të dyja ndeshjet.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.