Barça shkakton tërmet 8-ballësh, “poker” i Suarez (Video)

0
SHPËRNDAJE

imageLa Liga/ Pas 4 humbjeve rradhazi, skuadra e Barcelonës ka reagua në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa ka shkatërruar me rezultatin e thellë 0-8 Deportivo La Coruna në transfertë. Ka  qenë Luis Suarez me 4 golat dhe 3 asistet e tij ai që ka përmbysur situatën negative tek katalanasit, që duket se kanë shfryrë dufin në këtë përballje. “Poker” nga uruguajani që i afrohet Ronaldos në krye të renditjes golashënuesve me vetëm 1 gol distancën, teksa golat e tjerë u shënuan nga Rakitic, Messi, Bartra dhe Neymar. Tashmë duket se Barça është kthyer të jetë sërish e frikshme, teka vijon kryesimin duke e ndarë vendin e parë me Atletico Madrid që nga ana e saj fitoi në transfertën e Bilbaos me rezultatin 0-1.

Rezultatet në La Liga

Deportivo – Barcelona 0-8

Gijon – Sevilla 2-1

Athletic Bilbao – Atletico Madrid 0-1

Valencia – Eibar 4-0

Malaga – Rayo Vallecano 1-1

S'KA KOMENTE

Comments are closed.