Barcelona dhe Atletico nuk ndalen(video)

0
SHPËRNDAJE

barca

Fitores së djeshme me shtatë gola të Realit i janë përgjigjur sot Barcelona dhe Atletico Madrid duke ruajtur pozitat në krye të klasifikimit.

Betis 2-0 Granda

Dy gola në fundin e sfidës të shënuar nga N’Diaje dhe Kastro i japin fitoren andaluzianëve. Ndeshja u karekterizuar nga një luftë e fortë sportive dhe të dy skuadrat e mbyllin me nga një futbollist më pak.

Eibar 0-4 Barcelona

Katalanasit vazhdojnë të fitojnë duke ruajtur vendin e parë në La Liga në transfertë ndaj Eibar. Në mungesë të Nejmar sot në fushë ishte El – Hadadi, i cili shënon golin e parë të sfidës që në minutën e 8’. Dyfishimi i rezultatit vjen me Mesin me asistin e Munir.

Barca vazhdon të shënoj edhe dy herë në fraksionin e dytë dhe golat shënohen nga Mesi nga pika e bardhë dhe pokerin e firmos Suarez.

Gijon 0-2 Athletic Bilbao

Baskët ia dalin të arrijnë një fitore në transfertë duke u ngjitur në zonën e Europa League. Golat shënohet nga një për secilën pjesë me Benat dhe De Markos. Ndërkohë në fund Laporte me kartonin e marrë e detyron Bilbaon ta mbyll me një futbollist më pak.

Sociedad 1-1 Levante

Real Sociedad e mbyll në barazim sfidën në shtëpi me skuadrën e vendit të fundit. Ndeshja vendoset që në fraksionin kur Rejes shënon për vendasit dhe Dejverson barazon për miqtë.

torres

Valencia 1-3 Atletico Madrid

Atletico fiton dhe vazhdon të qëndroj e dyta në Spanjë duke arritur një fitore në fushën e vështirë të Valencias. Grizman hap serinë  e golave në minutën e24’ po Cerishev barazon për vendasit brenda këtij fraksioni.

Ndërsa në të dytën janë Torres dhe Ferreira Karasko që i japin fitoren skuadrës së Diego Simeones.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.