Barcelona, fitore e “çmendur” në Superkupë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Barcelona's players celebrate after scoring a goal during the UEFA Super Cup final football match between FC Barcelona and Sevilla FC in Tbilisi on August 11, 2015. AFP PHOTO/KIRILL KUDRYAVTSEV

Barcelona është Superkampione e Europës pasi ka arritur të mposhtë në finale Sevillan me rezultatin tenistik 5-4. Ka qenë një ndeshje me ritme të çmendura nga fillimi deri në fund me gola të shënuar dhe raste pafund të krijuara nga të dyja krahët. Ndeshja nis menjëherë vrullshëm pasi në minutën e 3-të Ever Banega i jep avantazhin Sevillas duke shënuar nga goditja e dënimit. Kalojnë vetëm 4 minuta lojë dhe Lionel Messi ja kthen me të njëjtën monedhë bashkëkombasit të tij duke shënuar dhe ai nga goditja e dënimit në minutën e 7-të. Në minutën e 15-të “Pleshti” përsërit vetveten duke shënuar golin e dytë nga goditja e dënimit dhe duke i dhënë avantazhin Barcelonës. Në minutën e 44 Luis Suarez shërben për Rafinhan të cilit i duhet vetëm të shtyjë topin në rrjetë.

Barcelona's Argentinian forward Lionel Messi celebrates after scoring a goal during the UEFA Super Cup final football match between FC Barcelona and Sevilla FC in Tbilisi on August 11, 2015. AFP PHOTO/KIRILL KUDRYAVTSEV

Me fillimin e pjesës së dytë, mbrojtja e Sevillas përgjumet dhe i dhuron një top Busquets i cili assiston Suarez dhe uruguajani shënon golin e 4t. Në minutën e 57-të Antonio Reyes ngushton rezultatin në 4-2 duke rihapur takimin. Andaluzët marrin zemër nga goli i shënuar dhe në minutën e 72-të Vitolo fiton një penallti që Gameiro e transformon në gol duke e çuar rezultatin në 4-3. 11 minuta nga fundi, Unay Emery hedh në fushë blerjen më të re të klubit, Ciro Immobilen i cili në topin e parë që prek shmang Bartran dhe shërben një assist për Konoplyankan i cili e shtyn topin në portën e boshatisur duke barazuar 4-4 dhe ndeshja që duhet të vendoset në kohën shtesë. Në minutat shtesë ritmet bien dhe skuadrat krijojnë pak raste. Pikërisht atëherë kur mendohej se gjithçka do të vendosej nga penalltitë, Pedro Rodriguez shënon për Barcelonën në minutën e 115-të pas një devijimi të Betos të gjuajtjes së Messit.

Në vijim ju sjellim videon e golave të shënuar, një spektakël i vërtetë:

https://www.youtube.com/watch?v=ULvoXPmBCeQ

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakReal, sa i mungon Ronaldo kur s'luan!
Artikulli tjetërKuqezi

S'KA KOMENTE

Comments are closed.