Barcelona kërkon Dybala por Juventus vendos çmim stratosferik

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Barcelona e ka vendosur, Dybala është goditja e madhe që klubi dëshiron t’i dhurojë trajnerit të ri në fillim të sezonit të arshshëm. Lajmin e bën të ditur “Mundodeportivo” që thekson se klubi katalanas ka rritur presionin për ta transferuar në “Camp Nou” sulmuesi argjentinas të Juventusit.

Interesimi i Realit të Madridit ka alarmuar presidentin Bartomeu, i cili kërkon të jetë një hap përpara në këtë çështje, por edhe për faktin se Neymar ka shprehur dëshirën të largohet për të provuar një eksperiencë të re pas sirenave të ardhura nga Paris Saint Germain dhe disa klube të Premier League. Gjithsesi, për ta shkëputur sulmuesin nga Juventusi do të jetë shumë e vështirë, të paktën një gjë e tillë nuk do të ndodhë nëse Barcelona nuk përmbush kërkesat financiare “Zonjës së Vjetër”.

“Mudodeportivo” zbulon një prapaskenë, duke hedhur dritë në bisedimet mes palëve. Beppe Marotta ka kërkuar plot 120 milionë Euro për argjentinasin, një shifër e ekzagjeruar për klubin katalanas. Në këtë mënyrë, Dybala u ka kërkuar drejtuesve juventinë që në kontratën e re që pritet të firmosë, të caktohet edhe një klauzolë largimi por jo në terma të tillë. Barcelona po reflekton probleme të shumta financiare dhe 120 milionë Euro do të ishte një barrë e madhe për buxhetin e klubit. Gjithsesi, çështja mund të marrë rrugë nëse Neymar largohet për një shifër astronomike, ashtu siç është përfolur gjatë muajve të fundit në media.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.