Barcelona kundër UEFA-s, “Mjaft me gjoba”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

catalunyaEdhe një klub i pasur si Barcelona nuk mund ta përballojë që të paguajë gjoba gjatë gjithë sezonit. Klubi katalanas është ndëshkuar nga UEFA me një gjobë prej 30 mijë eurosh për shkak se në finalen e Champions League kundër Juventus ka valëvitur në stadium flamuj me simbolin e Katalunjas. Bordi drejtues i klubit është mbledhur së bashku me UEFA-n dhe ka shprehur qëndrimin e klubit në lidhje me këtë çështje, duke bërë edhe një komunikim për mediat: “Flamujt e Katalunjës janë të lidhura me ndjesitë e një populli të tërë që shkon përtej çdo mesazhi të mundshëm politik dhe si pasojë, shfaqja e tyre në fushën e lojës nuk duhet të jetë kurrsesi objekt ndëshkimi në të ardhmen. Klubi e kërkoi këtë mbledhje për ti shprehur verbalisht UEFA-s kërkesën për të integruar flamujt e Katalunjës në përditshmërinë e Katalunjës dhe atë të klubit”.

Duke marrë parasysh kërkesën e Barcelonës, UEFA do ti hapë rrugë katalanasve duke mos marrë parasysh këtë here rregulloren e ashpër që aplikohet në të tilla raste.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.