Barcelona mposhtet 2-1 nga Fiorentina në miqësore (Video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

fiorentina

 

Barcelona është përballur të djelën në mbrëmje në Artemio Franchi të Firenzes me Fiorentinën, në një ndeshje të vlefshme për trofeun International Champions Cup. Katalanasit janë mposhtur me rezultatin 2-1 nga “vjollcët” të cilët kanë shfaqur një formë shumë të mirë sidomos në pjesën e parë të lojës. Minuta e 4-t e lojës, Borja Valero bën një tunel spektakolar kundrejt Busquets dhe kroson për Bernardeschin i cili godet me kokë dhe shënon. Kalojnë vetëm 6 minuta lojë dhe Fiorentina dyfishon rezultatin sërish me anë të Bernardeschit i cili mban të veshur numrin 10. Me të kaluar minutat e para të tronditjes Barcelona rikthehet të luajë ashtu siç di dhe Luis Suarez ngushton menjëherë diferencën në minutën e 19-të. Pjesa e mbetur e ndeshjes ka pasur raste të shumta nga të dy krahët, sidomos nga Barcelona për të ndryshuar rezultatin por në fund takimi nuk pati gola të tjerë. Për t’u theksuar dhe fakti që Giuseppe Rossi u rikthye në fushë në Artemio Franchi pas shumë kohësh, me ovacionet e tifozëve që ishin të shumtë për të.

Në vijim ju sjellim videon e golave të takimit :

S'KA KOMENTE

Comments are closed.