Barcelona, rinovimi me Andres Injestën i vështirë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Barcelona po mendon rinovimin e kontratës së Andres Injestës meaktualen që skadon në vitin 2018. Drejuesit “blaugrana” duke u bazuar edhe te mosha e futbollistit, e kanë të qartë se arritja e një marrëveshjeje të re nuk do të jetë e lehtë, por gjithsesi mbeten të bindur se Don Andres do ta mbyllë karrierën aty ku e ka nisur,.

Deri tani nuk ka patur asnjë kontakt qoftë formal mes përfaqësuesve të klubit dhe të futbollistit për të nisur bisedimet për kontratën e re, por burime nga Barcelona, sipas mediave spanjolle, e kanë pranuar se mund të ketë polemika derisa të arrihet një marrëveshje përfundimtare. Nëse Mesi e ka shprehur hapur dëshirën për të vijuar te Barca deri në përfundim të karrierës, Iniesta nuk është shprehur publikisht për cështjen e rinovimit. 32-vjecari dëshiron të jetë mes më të paguarve, ndërkohë që sot paga e tij i përket nivelit të dytë.

Barcelona së fundmi ka rinovuar kontratat e Buquets, Neymar e Suarez, me rritje të ndjeshme të pagës, duke vënë në rrezik ekuilibrat financiare, ndaj klubi kërkon të bëjë kujdes kur bëhet fjalë për pagat e lojtarëve që janë në përfundim të karrierës.

Për herë të fundit Iniesta ka rinovuar kontratën me Barcelonën në kohën kur president ishte Sandro Rosell, duke përfshirë një klauzolë për një rinovim automatik. Askush nuk e ka zbuluar se cfarë shkruhet në këtë pikë të kontratës, por ajo mund të jetë asi nën mëngë për futbollistin.

Edhe pse arritja e një marrëveshjeje të re nuk do të jetë e lehtë, të gjithë janë të bindur se Iniesta do të luajë edhe për shume vite me fanellën blaugrana para se të varë këpucët në gozhdë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.