Barcelona ruan pa probleme kryesimin e La Ligas, mposht Levanten (Video)

0
SHPËRNDAJE

barca vs levanteBarcelona ka arritur të fitojë lehtësisht ndaj Levantes në javën e 4-të të La Ligas duke ruajtur kryesimin e kampionatit me 4 fitore në po aq ndeshje. Edhe pse avantazhi i katalanasve erdhi vetëm në pjesën e dytë, ata nuk patën probleme për të mposhtur Levanten. Goli i parë i Barcelonës erdhi nga një mbrojtës, ishte Marc Bartra ai që i dha kryesimin skuadrës së Luis Enriques në minutën e 50’. Pas vetëm 6 minutash Neymar dyfishon rezultatin, ndërsa Lionel Messi shënon golin e tretë brenda 11 minutash, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 75’ ylli argjentinas humbet edhe një penallti por e shlyen gabimin e bërë duke shënuar golin e 4-të në minutën e 90’.

Në takimet e tjera Celta Vigo bëri surprizën duke fituar 1-2 në fushën e Sevillas. Gijon triumfoi 2-3 në fushën e Deportivo La Corunas, ndërsa Villareal mposhti 3-1 Athletic Bilbaon. Fitore edhe për Rayo Vallecanon që fitoi 0-1 në fushën e Las Palmas.

Në vijim ju ftojmë të ndiqni golat e shënuar gjatë takimit Barcelona – Levante:

https://www.youtube.com/watch?v=_4ENxU_PbWg

s

S'KA KOMENTE

Comments are closed.