Barcelona shumë pranë transferimit të talentit shqiptar nga Kumanova

0
SHPËRNDAJE

Barcelona është shumë pranë nënshkrimit me njërin nga talentet më të mëdhenj në Austri, shqiptarin Egzon Alili, i cili luan për skuadrën e futbollit SV Ried.
image
Alili është 15-vjeçar dhe me origjinë është nga Nakushtaku i Kumanovës, familjar i Naser Alijit, që luan me Kombëtaren, dhe futbollistit të njohur Burhan Aliji, mëson ekskluzivisht gazeta “Lajm”. Drejtuesit e gjigantit spanjoll i kanë dërguar ofertë zyrtare skuadrës SV Ried për mesfushorin me tipare ofensive.

Madje, sipas mediave austriake, Barcelona ka siguruar shërbimet e talentit të madh shqiptar për 4 milion euro, por gazeta “Lajm” mëson nga disa burime pranë familjes së futbollistit se Alili ende nuk ka firmosur kontratën me Barcelonën, pasi shërbimet e tij i dëshirojnë edhe At. Madrid, Liverpool, Man.City dhe PSG.Kjo e fundit është në gjendje të paguaj 15 milion euro për talentin e madh shqiptar.

Alili sivjet ka shkëlqyer me fanellën e reprezentacionit të Austrisë, duke shënuar katër gola kundër Brazilit. Tani mbetet të shihet se kush do ta fitoj betejën për Alilin, Barcelona që është më afër, apo City, PSG e Liverpool./lajm/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.