Barcelona tenton të firmosi me ish yllin e Realit të Madridit

0
SHPËRNDAJE

MERKATO/ Sot, deri në orën 23:59, Barcelona ka mundësinë për të transferuar pasuesin e yllit brazilian Neymar, i larguar për 222 milionë euro te PSG-ja.

Klubi katalanas ka qenë i interesuar prej më shumë se një viti për francezin Ousmane Dembélé, kështu që blerja e tij nuk ka lidhje me njeriun i cili prishi treshen “MSN”.

Emri i radhës i përmendur në medie (gazeta “Sport” në Spanjë dhe gazeta “The Guardian” në Mbretërinë e Bashkuar) është ai i gjermanit Mesut Özil. Barcelona ka interes për kampionin e botës, sepse ai ka përvojë në La Liga, meqë ka luajtur për tre vite te Real Madrid (2010-2013).

Kontrata e Özil-it tek Arsenal përfundon verën e ardhshme, kështu që vlera e tij ka rënë ndjeshëm. Barcelona po pret një “po” nga trajneri Arsene Wenger dhe ndoshta sot do të zyrtarizohet gjithçka.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.