Barcelona, tjetër goditje në merkato

0
SHPËRNDAJE

turan

Sipas mediave spanjolle Barcelona ka arritur akordin për transferimin në Camp Nou të sulmuesit turk Arda Turan. Bllokimi i merkatos nga Fair Play financiar duket se nuk i bën përshtypje Barcelonës të cilët pas Aleix Vidal, kanë arritur të mbyllin edhe marrëveshjen  me Atletico Madrid për sulmuesin.

Blaugranat do paguajnë për lojtarin 35 milionë euro, ose më saktë 6 milionë më pak nga ç’ishte parashikuar në klauzolën e transferimit të lojtarit. Lojtari nuk do mund të aktivizohet deri në Janarin e vitit të ardhshëm kur nuk do jetë më i vlefshëm bllokimi i FIFA-s.

Arda Turan është një kërkesë e Luis Enriques dhe drejtuesit e klubit ja kanë plotësuar këtë dëshirë. Nga ana tjeter Atletico Madrid përfiton 35 milionë euro që do mund ti investojë në lojtarë të rinj dhe të talentuar. Vetë lojtari ishte shprehur haptazi para pak ditësh se donte të largohej nga Atletico duke qenë se me Simeonen vraponte shumë në fushë, duke u marrë edhe me detyrat mbrojtëse që i caktonte trajneri.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.