Barcelona, zyrtarizim me klauzol për Arda Turan

0
SHPËRNDAJE

La Liga/ Barcelona më në fund arrin të zyrtarizojë edhe një nga objektivat kësaj merkatoje. Bëhet fjalë për mesfushorit turk të Atletico Madrid, Arda Turan. Katalanasit kanë komunikuar se tani ështe zyrtare që turku do të transferohet në Barcelonë. Madrilenët e Atleticos do të përfitojnë 35 milion euro plus bonuset, që mund të shkojnë deri në 40 milion euro shuma totale e kostos së transferimit. Afrimi i tij në skuadër, dhe prezantimi zyrtar i Arda Turan si lojtar i Barcelonës mund të bëhet më vonë, pasi çdo gjë do të vendoset pas zgjedhjeve. Lojtari do të bashkohet me Barcelonën në merkaton e janarit.
image

Polemika: Pak ditë me parë ish presidenti Laporta, dhe aktualisht kandidat për president u shpreh në lidhje me transferimin e Arda Turan: “Kjo është një levizje që drejtuesit aktualë po e bëjnë për të mbuluar dështimin për transferimin e Pogba, por pa i hequr asnjë nga meritat që ka lojtari”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.