Bardhi fton tifozët e Laçit: Tregoni kulturë dhe dashamirësi!

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Laçi do të luajë nesër një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Teutës, ku do të kërkohet fitorja për të siguruar automatikishit qëndrimin në Superiore edhe për sezonin e ardhshëm.

Në Laç janë duke u përgatitur dhe organizuar shumë tifozë, teksa edhe Kryetari i Bashkisë së Kurbinit, Z. Artur Bardhi, i cili ka ftuar sportëdashësit laçianë të jenë sa më të shumtë në numër për të përkrahur skuadrën e tyre në një ndeshje vendimtare.

Kreu i Bashkisë nuk ka harruar që t’i bëjë thirrje tifozët të Laçit që të tregojnë qytetarinë e tyre në ndeshjen e nesërme. /minuta90.com/

“Të nderuar miq…

Të shtunën në orën 17:00, në stadiumin e Laçit skuadra jonë e Laçit do të zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme të dekadës së fundit ndaj Teutës. Lipset vetëm fitorja e cila matematikisht e mban ekipin tonë mes më të mirëve!

Ecuria e javëve të fundit na jep besim se futbollistët me trajnerin Stavri Nica, do mund të mbërrijnë tek fitorja. Prandaj për të mbështetur djemtë, iu kërkoj miqësisht që të asistoni në shkallë dhe tribuna.

Hyrja në stadium është e lirë për të gjithë futbolldashësit. Jo vetëm kaq, por që dje, është ngarkuar drejtoria e sporteve të Bashkisë Kurbin, për të pasuruar axhendën dhe për të krijuar kushte optimale për këdo që do ndjekë ndeshjen në këtë impiant.

Përpos thirrjes miqësore, për të qenë në këtë ndeshje të rëndësishme, jeni të lutur të tregoni kulturën dhe dashamirësinë për këdo që do jetë në stadiumin e Laçit. Unë besoj se e gjithë tifozëria kurbinase do jetë mbështetja kryesore për ekipin për të marrë edhe këtë herë fitoren e rëndësishme.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.