Bardulla: Fitore e rëndësishme, radhën e ka Skënderbeu

0
SHPËRNDAJE

florind-bardullaMesfushori i Vllaznisë, Florind Bardulla, pas ndeshjes me Korabin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Frenkli Ymeri, tha se kjo ishte një fitore e rëndësishme, ndërsa u shpreh se radhën e ka Skënderbeu.

“Ekipi fitoi, kjo është e rëndësishme, por sot fituam me lojë dhe me gola, sepse zhvilluam një lojë të mirë ndaj një kundërshtari, siç është Korabi.

Duke pasur një ekip me lojtarë me moshë të re, presioni mund të ndikojë tek ata, por deri tani jemi mirë. Shpresojmë që në ndeshjen me Skënderbeun, që është një ekip kampion, pse jo të marrim një rezultat pozitiv. Duke fituar, sigurojmë qetësi për të ecur përpara.

Gjithmonë kemi pretenduar për të ecur më përpara, Vllaznia e meriton ecurinë dhe ngjitjen në tabelë, pasi ka lojtarë cilësorë.

Sot kemi bërë një detyrë shtëpie të mirë, pasi fituam, presim ndeshjen me Skënderbeun, duke shpresuar për një rezultat pozitiv”,-mbylli prononcimin e tij, mesfushori i Vllaznisë, Florind Bardulla. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.