Başakşehir blindon kreun por Çikalleshi…(video)

0
SHPËRNDAJE

Tashmë Basaksehir nuk është më suprizë por një force reale, kandidate serioze për titullin kampion. E vërtetoi këtë me fitoren e shkëlqyer në “Ali Sami Yen” ndaj Galatasaray 1-2 ku për fat të keq përsëri mungoi Sokol Cikalleshi që nëse nuk lëviz në Janar mund të shpallet kampion i Turqisë por me minuta me pikatore.

Më e keqja është se Cikalleshi nuk figuron as në stol e jo më të luajë por me skuadrën në këtë formë, askujt nuk i shkon në mend të kritikojë trajnerin e Basaksehir për zgjedhjet e tij. E megjithatë sulmuesi shqiptar nuk dorëzohet duke deklaruar se do të vazhdojë të punojë fort dhe të presë shansin e tij që herët a vonë do të vijë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.