Basel nuk ndalet, shkëlqejnë Xhaka dhe Aliji

0
SHPËRNDAJE

Taulant Xhaka
Taulant Xhaka

Legjionarët/ Basel nuk di të ndalet në kampionat, teksa ditën e sotme ka arritur të marrë një tjetër fitore bindëse duke mposhtur 3-0 ekipin e Luganos. Në fushë kanë qenë dy lojtarët e Kombëtares, Naser Aliji e Taluant Xhaka të cilët kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre duke ndihmuar ekipin të marrë fitoren e rradhës.

Naser Aliji
Naser Aliji

Një dopietë e Embolo dhe një gol i Boetius mjaftuan që Basel të marrë një sukses ndaj Luganos së Frederik Veselit, që tashmë rrezikon ndjeshëm rënien nga kategoria. Taulant Xhaka qëndroi në fushë për 90 minuta, ndërkohë që Aliji u zëvëndësua në të 86′-ën.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.