Basha gjen fitoren, “fundoset” Vajushi me Livornon, zverdhet Ujkani

0
SHPËRNDAJE

Migjen Basha
Migjen Basha

Legjionarët/ Migjen Basha dhe Como e tij kanë arritur të marrin një fitore shprese ditën e sotme. Në ndeshjen e sotme Modena – Como, skuadra ku luan mesfushori i Kombëtares ishte për 90 minuta në fushën e lojës duke dhënë kontributin e tij në këtë sukses. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-2 teksa Modena dështoi të merrte një fitore për t’u larguar nga zona e ftohtë e renditjes. Me këtë 3 pikësh Como mbetet në vendin e fundit, por tashmë ngushton diferencën me skuadrat që qëndrojnë në zonën e play out.

Armando Vajushi
Armando Vajushi

Ndërkohë Livorno e Armando Vajushit vijon të zhytet në fund të renditjes. Sikur të mos mjaftonte situata e keqe ekonomike, tek livornezët duket se nuk shkon asgjë mirë. Ditën e sotme Livorno u mposht nga Trapani me rezultatin 1-0 duke prekur fundin teksa tashmë është futur në zonën e play out duke rrezikuar rënien. Sulmuesi shkodran Vajushi e nisi lojën nga fillimi dhe qëndroi për 90 minuta në fushën e lojës, por pa mundur dot të ndihmojë ekipin e tij të shmangë këtë humbje që e rrezikon vërtet të bjerë një kategori më poshtë.

Sajmir Ujkani
Sajmir Ujkani

Latina e Sajmir Ujkanit u ndal në një barazim 2-2 në fushën e saj nga Brescia. Edhe pse kaloi e para në avantazh në minutën e 13′-të, Latina u përmbys në pjesën e dytë teksa Brescia shënoi dy gola në minutat 73′ dhe 81′ për të kaluar në avantazh. Teksa pritej që ndeshja të mbyllej me fitoren e miqve vjen edhe goditja nga vendasit. Latina barazon rezultatin në 2-2 pikërisht në minutën e 88′-të teksa Olivera shndërroi në gol një 11 metërsh. Ndërkohë Sajmir Ujkani luajti për 90 minuta në këtë përballje duke u ndëshkuar edhe me karton të verdhë në minutën e 69′. Pas këtij barazimi, Latina qëndron e sigurtë larg zonës së ftohtë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.